Është publikuar videoja që efektivi Erion Goxhara i ka bërë punonjësit të ERE-s Lorenc Kosta, menjëherë pasi e plagosi, duke e qëlluar me 5 plumba.
Në video dëgjohet se si efektivi akuzon Lorenc Kostën se ky është fati që meritojnë të gjithë ata që hyjnë në familjet e të tjerëve.
“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje”, thotë ai.
Gjuha e përdorur në video është e rëndë ndërsa efektivi akuzon të plagosurin se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe “po i ha paratë e familjes”.
“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje! Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë efektivi.
Kujtojmë se në dosjen hetimore thuhet se menjëherë pasi e filmoi, efektivi ia nisi videon kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes, Marsel Seferi, efektiv i Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës së 19 gushtit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Goxhara qëlloi me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve.
Goxhara u vetëdorëzua në 21 gusht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
“Nuk kam patur për qëllim ta vras”, është shprehur polici Erion Goxhara pas dorëzimit.