Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën teksa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur në protestat kundër qeverisë në Bangladesh, si pasojë e përplasjes me forcat e sigurisë.
Mijëra njerëz kanë dalë në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina e cila u zgjodh për një mandat të katërt rresht për drejtimin e qeverisë.
Dhuna është përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit në Daka, Bobra, Pabna e Rangpur dhe për këtë arsye autoritetet kanë vendosur gjendjen e shtetrrethimit.
Organizatorët e protestave janë studentët që kërkojnë nga banorët e Bangladeshit që të bashkohen në sheshe kundër kryeministres Hasina.
Por protestuesit janë përballur me reagimin e fortë të policisë e cila ka përdorur plumbat, gazin lotjellës dhe topat me ujë ndaj tyre, duke shkaktuar një gjakderdhje të vërtetë.