Erjola Doçi ka kërkuar pas spektaklit që të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania 3’. Kjo për shkak se Graciano Tagani i hodhi disa akuza në drejtim të saj duke përfshirë edhe Romeo Veshajn.
Pas spektaklit, modelja filloi që të bënte gati valixhen dhe në ato momente u ndalua nga Julian Deda. Banori e bindi që të qëndronte brenda duke i thënë se nuk duhet të lë shtëpinë për askënd.
Erjola filloi të qante, madje u shpreh se në jetë ka kaluar edhe dhunë fizike.
“Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se gjatë spektaklit Graciano deklaroi se Romeo e ka pasur fiksim Erjolën e se kanë pasur flirt me njëri-tjetrin (lexo këtu).