Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Fredi Belerin.
Mësohet seanca e radhës për Belerin është vendosur të mbahet më 29 janar.
Në seancën e sotme avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.
Sot seanca u mbajt pasi, Beleri apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë lejen e posaçme.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota.
/f.s