Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, dështon sërish seanca ndaj Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 24 janar shqyrtimin e ankimit të Alfred Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Aktualisht, Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Sipas SPAK, ai ka premtuar shuma parash në këmbim të votave të sigurta në procesin zgjedhor të 14 majit.

Kujtojmë se, pak ditë më parë, në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Kryeministri Rama, i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se, ka gjetur zgjidhjen për situatën e krijuar me çështjen “Beleri”, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës së Posaçme.

Sipas Ramës, dalja nga ky ngërç bëhet përmes ndërprerjes së qëndrimit të detyrë të kandidatit humbës.

“Kjo mund të arrihet përmes dorëheqjes së kryetarit ende në detyrë, Jorgo Goro”, u shpreh Rama.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com