Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar, pas kërkesës të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, që SPAK t’i dorëzojë atij një kopje të akteve të dosjes.
GJKKO ka kundërshtuar kërkesën e Beqajt, duke argumentuar se Beqaj nuk pranon që të paguajë një faturë prej 120 mijë lekë në Gjykatën e Posaçme, për të marrë kopjet e akteve të dosjes. Beqaj ndodhet nën akuzë për shpërdorim detyre për Koncesionin e Sterilizimit.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 21.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 11.03.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
/f.s