“Nëse fiton linja e Berishës, unë largohem nga Partia Demokratike”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Agron Gjekmarkaj në 30 Shtator 2021, e cila mes disa të tjerave i janë rishfaqur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan nënkryetarit të PD-së.
Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj është shprehur se nuk ka pse të kërkojë falje për deklaratat e tilla dhe ka shtuar se nuk ndihet as i penduar dhe as i turpëruar.
Agron Gjekmarkaj: Amorale do të më ishte dukur që ta kishim lënë Shqipërinë pa opozitë, ta kishim copëtuar më tej PD-në, të vazhdonim konfliktin me njëri-tjetrin, qoftë edhe deklaratat e kësaj natyre dhe shumë nga këto deklarata janë deklarata konflikti dhe kemi reaguar shpesh dhe me instikt. Nuk kam pendesë për deklaratat e mia, nuk kam ndërmend as të kërkoj falje dhe as të tërhiqem pas. Është një kapitull që e kemi tejkaluar me arsye. Jemi mbledhur dhe kemi thënë: Në qoftë se ne vazhdojmë në këtë mënyrë, PD-ja shuhet dhe nëse ne vazhdojmë me këtë qëndrime ndaj njëri-tjetrit, i lejojmë mbretërimin e pafund Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në Shqipëri dhe ne me këtë nuk jemi dakord.
Një gjë tjetër, duke parë skenat e 8 Janarit që ka qenë një ditë e dhimbshme dhe ndoshta e zezë për PD-në dhe për Shqipërinë, unë mund të ju referohem shoqërisë antropologjike shqiptare që bazohet në kanunet e shumta, si në ju dhe si në veri, ku element thelbësor për t’u marrë vesh dhe pas gjëmbave që ka ndodhur dhe pas gjaqeve dhe në fund të fundit, nuk kam pse të ndihem i turpëruar se as nuk kam vjedhur dhe as nuk kam vrarë dhe nuk i kam bërë askujt asgjë të keqe, por thjesht kam mbajtur qëndrimin. Unë kam zgjedhur që të kontribuoj që PD të mbetet në skenën e historisë.
/a.r