Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin Santo Spirito në Pescara të Italisë, ku 40 burra dhe vra hynë në departamentin e Onkologjisë, duke bërtitur dhe duke kërcënuar mjekët.
Ngjarja ndodhi pasi ata morën vesh për vdekjen e një të afërmi të tyre, një 60 vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë. Vetëm ndërhyrja e policisë bëri të mundur rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg.
“Dënoj fuqishëm aktin e urryer të dhunës të ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i ASL të Pescara-s Vero Michitelli.