‘Kërcënon’ Korreshi: Mund të hyjmë në grevë urie, koha për diçka më të fortë se flakadanët

Deputeti Saimir Korreshi foli në lidhje me situatën e Rithemelimit, pas arrestit në shtëpi të Sali Berishës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Korreshi theksoi se ndoshta do të kalojnë te greva e urisë ose do të ngujohen në Kuvend.

Sipas tij mungesa e Berishës në opozitë është një minus i madh.

“Pavarësisht se është një minus i madh për opozitën që Berisha është në shtëpi. Ndoshta ka ardhur koha për diçka më të fortë se sa vetëm me flakadanë.

Mund të kalojmë në masa të tjera deri te greva e urisë, ose ngujimi në Kuvend”, -tha ai.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com