Kërcënoi me armë përmbaruesin, 60-vjeçari: Kujtova se ishte vrasës shqiptar me pagesë

Një drejtori kompanie në pension, i cili kërcënoi me armë një përmbarues i është kursyer burgu. Ai argumentoi në gjyq se besoi gabimisht se përmbaruesi në fjalë ishte një vrasës shqiptar, i paguar që të vriste atë.

Vivian Wills, 60 vjeç, baba i dy fëmijëve i shënjestroi shotgun-in zyrtarit.

“Do të të qëlloj me armë”, i tha ai kur përmbaruesi iu afrua në fermën që 60-vjeçari ka në Cornish të Britanisë. Në këtë rast viktima, i njohur vetëm si Mascot, u mundua t’i tregonte arsyen pse kishte shkuar.

“Jam vetëm për të të sjellë një letër dhe për të mbledhur taksën tuaj të papaguar për Këshillin”, i tha ai.

Por përgjigja e Wills ishte e menjëhershme.

“Si dreqin shfaqesh në shtëpinë time në këtë orë të mëngjesit për të mbledhur taksën e këshillit”, i tha ai.

Pas kësaj Mascot iku me vrap në makinë dhe qëndroi brenda me dyer të kyçura derisa erdhi policia.

Autoritetet thanë se përmbaruesi kishte “ngrirë nga frika” dhe nuk ishte në gjendje t’i kthehej punës pas incidentit.

Mediat shkruajnë se kur e morën në pyetje, Willis tha se prej vitesh jetonte në frikë, pasi kishte lajmëruar policinë spanjolle për një ngarkesë të dyshimtë në një anije që e kishte punësuar ta sillte në Britani nga Santanderi.

Aty rezultoi se kishte një sasi të madhe kanabisi dhe ai mendoi gabimisht se Mascot ishte pjesë e “skuadrës së vrasësve” shqiptarë, të rekrutuar nga bosat spanjollë të krimit në përpjekje për ta vrarë atë në shenjë hakmarrje për sekuestrimin e drogës.

Hetimet zbuluan se ai kishte një dhomë sigurie në banesë, madje i ishte dhënë një numër i posaçëm për të kontaktuar policinë në rast sulmi.

Tashmë ai duhet t’i paguajë përmbaruesit 25 mijë Paund dëmshpërblim ndërsa fatmirësisht për të, i ka shpëtuar qelisë.

Incidenti në fjalë ndodhi më 1 Nëntor 2021. Wills thotë se pas sekuestrimit të sasisë së lëndës narkotike në 2018 është bërë paranojak pasi ka marrë kërcënime nga bosët e drogës.

Wills shpjegoi se asokohe, pra në inicidentin me përmbaruesin, vuante nga sulmet e panikut pasi kontaktohej nga banda e drogës për të ditur se ku ndodhej sasia e kanabisit.

Megjithatë siç u tha në gjyq, kërcënimet ndaj tij kanë ndodhur në 2018-ës dhe më tej nuk ka raportime për mesazhe të tjera.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com