Një 62-vjeçar në fshatin Çepë të Belshit është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me armë gjahu bashkëfshatarin e tij, 75-vjeçarin R.K. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes palëve. Policia, që u njoftua për rastin, shkoi në vendngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
62-vjeçari S.Xh. u arrestua në flagrancë. Gjithashtu, ai ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës duke fshehur armën e gjahut dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës.
Në shtëpi ju sekuestruan 32 fishekë, ndërsa arma ende nuk është gjetur nga ana e uniformave blu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r