Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi ka deklaruar për një media serbe lidhur me tensionet me Prishtinën, duke thënë se gjithçka është “një shfaqje për publikun”.
Sipas tij amerikanët i ankohen Kurtit duke i thënë se me lëvizjet e tij po pengon punën në të mirë të interesave të Kosovës në nivel ndërkombëtar, për të nxitur njohje të reja, për t’i bërë presion Beogradit që t’i pranojë këto dy pika të propozimit të marrëveshjes franko-gjermane.
“Tani po pyesni veten nëse do të ketë sanksione apo jo. Epo, nuk do të ketë”, theksoi a.
“Të vetmet sanksione që Kurti kupton janë ato ushtarake. Të pezullojë plotësisht mbështetjen dhe bashkëpunimin me të ashtuquajturat forca të sigurisë së Kosovës, transformimin e tyre në një lloj ushtrie të Kosovës dhe kështu do të ndjenin”, tha Drecun./m.j