Keni frikë nga SPAK? Meta: Nuk i trembem! Është institucion me dy standarde, zbaton urdhrat e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në News 24, u pyet ndër të tjera nëse i frikësohet një goditjeje nga SPAK, duke u shprehur se nuk i trembet aspak edhe pse sipas tij ai është një institucion me dy standarde.

Ai thekson se ky institucion për afera të mëdha ku është përfshirë kreu i qeverisë, nuk guxohet t’i përmendet emri dhe se merr urdhra nga ky i fundit.

“Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta.  

Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente”, tha Meta./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com