Këngëtarja shqiptare sulmohet për formën e tij të dobët, Adeyemi: Vetëm unë jam fajtor, lëreni të qetë atë

Karim Adeyemi ka marrë kritika të shumta kohëve të fundit për shkak të formës së tij jo të mirë, por nuk ishte vetëm ai që është kritikuar.

Sulmuesi i talentuar gjerman është në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi dhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar kritikave nga tifozët e Dortmund, por edhe nga mediat që e kanë akuzuar se pikërisht kjo është fajtore për formën e tij të dobët.

22-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, ku ka vetëm dy gola dhe dy asistime.

Adeyemi i është përgjigjur kritikave ndaj Loredanës dhe formës së tij të dobët në një intervistë që ka dhënë për kanalin zyrtar të Borussia Dortmund në YouTube.

Ylli i futbollit gjerman ka thënë se është e padrejtë të kritikohet e dashura e tij, pasi për formën e tij të dobët është vet ai fajtor dhe dëshiron që të përmirësohet në vitin 2024.

“E dija se çfarë lidhje po nisja, se ajo ishte dikush që ishte gjithmonë aty prezente, për ta parë të gjithë, pasi është person publik. Megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë. Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa e ditur asgjë, është absurde”, tha Adeyemi.

“Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time. Sigurisht që do të doja të isha në Europian dhe të luaja, por së pari duhet të kthehem në formë dhe jam vetëm unë që duhet kritikuar për paraqitjen time në fushë”, deklaroi sulmuesi i Borussia Dortmund.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com