Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e bëri vetë Ermali nëpërmjet një postimi në Instagram teksa ka ndarë një pulovër të bardhë.
”Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi yt”, shkruan ai.
Rikujtojmë që partnerja e Ermal Metës është italiania Chiara Sturda, me të cilën bëri publike lidhjen 4 vite më parë.