“Kemi pasur qasje vetë-kritike”, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Asamblesë së PS me dyer të mbyllura

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së tha se diskutimet ishin të shumta.

Ai theksoi se kishin një qasje vetë-kritike në lidhje me punën që është bërë ndërsa shtoi se kanë miratuar veprimet që do të bëjnë gjatë periudhës 15 shkurt- 15 mars.

“Bëmë një mbledhje të gjatë. Me diskutime të shumta. Ishte një mbledhje punë dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë, nga zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS. Ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku, duke filluar nga unë. Mos besoni shumë se si rrjedhin gjërat.

Jam këtu për të ju informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar dhe planin e veprimet për periudhën 15-shkurt dhe 15 mars, ku fillojnë zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Do të kemi mbledhje më 16 shkurt ku do shohim ecurinë e punës gjatë kësaj kohe”-tha Rama.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com