Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se problemi kryesor në PL nuk është Monika Kryemadhi, por janë disa persona që sipas tij kanë përdorur lidhjen mes saj dhe Metës për të mos marrë përgjegjësi.
Edhe njëherë, Meta tha se Partia e Lirisë do ketë demokraci maksimale, duke luftuar nepotizmin.
Ai u shpreh se Monika Kryemadhi është deputetet e PL, por u shpreh se nëse në kryesi nuk mund të ketë dy persona nga e njëjta familje. Sipas tij, nëse Kryemadhi me votë zgjidhet anëtarë kryesie, ai do të shërbejë në komisionin e bujqësisë.
“Mona është zemra jonë. Mona është deputetet, mund të jetë se ne i kemi listat e hapura. Në fakt nuk është Mona problemi kryesor në parti, problemi është i atyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën për të mos marrë përgjegjësi.
Askush mos qajë hallin e Monës, Mona është deputete e Fierit dhe do ta tundi për Fierin. Mona ka një eksperiencë të shkëlqyer. Mona pas statutit mund të votohet për në kryesia dhe unë do vazhdoj të shërbej në PL në komisionin e bujqësisë apo në komisionin që drejton Genci. Kjo historia e Monës nuk është e Monës, kjo është një histori tjetër, është e atyre që kërkojnë që në këtë parti të ketë kaos dhe kakofoni, të mos ketë llogaridhënia, mos të ketë organizim, mos ketë axhende, mos ketë afate, të mos ketë lista të qartë të votuesve. Sepse mesa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Këtu nuk është problemi të rrimë në opozitë, por për të shpëtuar Shqipërinë nga një bandë që ka zënë për fyti dhe kërkon të përzërë këta të rinjtë që kanë mbetur
Ne duhet të lëvizim, të japim shpresë. Partia do ketë demokraci maksimale, të flasë kushdo dhe të dëgjohet këtu. Ama kur vjen te vendimet që merren, ka ekzekutim vendimesh”, tha ndër të tjera Meta./m.j