Kë lëshoi Rama në PS? Veliaj: Asnjë! Ne po shkojmë drejt mandatit të shtatë! Opozita do të zhgënjehet shumë!

Kryetari i Bashkisë  së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur bindjen se PS është duke shkuar drejt mandatit të 7-të të fitoreve të saj.

“Mes kalit blu dhe kalit të kuq, fiton gjithnjë kali i kuq. Ky është një film që tashmë e kemi parë. Këta janë duke parë të njëjtin film duke shpresuar se do fitojë kali  blu” ironizoi Veliaj opozitën duke folur për RTSH.

“Edi Rama nuk lëshoi asnjë! Përkundrazi përqafoi një kauzë për luftën ndaj korrupsionit!” deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Sipas Veliajt lufta për sistemin e drejtësisë dhe ndaj korrupsionit do të definojë dekadën e ardhshme aktivitetin e PS.

“Unë besoj se PS i ka bërë si askush tjetër, por jemi ende larg asaj që duhet të arrimë” tha kreu i Bashkisë së
Tiranës.

Ai vlerësoi se arritjet në Reformën në Drejtësi ku shumë njerëz bashkë me spekulantët mediatikë thonin se nuk do të ndodhi kurrë, tashmë janë realitet.

Veliaj kujtoi me këtë rast ballafaqimet me drejtësinë të zyrtarëve të lartë socialistë. Ai tha se më parë nuk kishte vullnet politik të ndodhte një gjë e tillë nga një apo disa parti.

Veliaj iu referua ngjarjes së 21 janarit 2011 kur personat përgjegjës fshiheshin nga partia në pushtet,  megjithëse drejtësia i kërkonte.

“Flasim sot për një epokë të re. Unë besoj se është në nderin e PS Reforma në Drejtësi  dhe nuk i heq asnjë presje fjalës së kryeministrit Rama” – tha ai.

javanews /a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com