“Ke kapur gratë e botës me zor”, Idajet Beqiri sherr me Marin Sulin: Epo unë s’jam grua si ty…

Sekretari i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri “OMONIA”, Marin Suli është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një debat të ashpër me avokatin Idajet Beqiri.

Të pranishëm në emisionin “Breaking” në Top Neës për të folur mbi zgjedhjet në Himarë që do të mbahen të dielën e 4 gushtit, debati midis tyre ka degraduar duke kaluar në sulme personale.

Sekretari i OMONIA-s, Suli iu drejtua avokatit duke i thënë se ai kapte gratë e botës me zor, gjë qe u kthye me të qeshur nga avokati Beqiri duke iu kundërpërgjigjur me një gjuhë ekzaltuese se kështu veprojnë burrat.

Kap gratë e botës me zor”,- tha Suli.

Po burra jemi ne s’jemi gra si puna jote”,- u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Megjithatë, ato vazhduan sërish më tej duke u kthyer për pak momente tek rezultati final i zgjedhjeve, por pa u larguar shumë nga sulmet personale.

Sekretari Suli vijoi duke i thënë Beqirit se në këtë vapë të madhe e ka të nevojshme që të shtojë dozën e ilaçeve, ndërsa avokati ia ktheu se deti i Himarës i kishte kthjelluar mendimet.

Në këtë vapë të madhe zoti Beqiri duhet t’i pijë ilaçet 3 herë në ditë se e ka zënë”,- vijoi Suli.

Sot u ktheva nga Himara tek deti i bukur i kthjellët, e freskova kokën mirë”,– përfundoi avokati Beqiri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com