Temë diskutimi këtë të Enjte në “Opinion” ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes dy forcave më të mëdha politike në vend sa i takon komisioneve hetimore. Ishte deputeti demokrat Ervin Salianji që hodhi poshtë aludimet se ekzistojnë nënkomisione që do merren me reformën në drejtësi, gjë që e përmendi analisti Preç Zogaj.
Më pas situata mes tyre agravoi në debat, aq sa drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i shtroi pyetjen Salianjit se “mos ka diçka personale me Zogajn”.
Ervin Salianji: Nuk ka asnjë nënkomision që do të merret me Reformën në Drejtësi. Pra është lajm i rremë, sepse sa u tha nga Preçi.
Preç Zogaj: Jo, jo! Jo për reformën zgjedhore…
Ervin Salianji: E them me përgjegjësi.
Preç Zogaj: E tha ky “e marr të mirëqenë”…Po e the në emër të “Rithemelimit”…
Ervin Salianji: O zoti Zogaj, unë nuk po të them si përfaqësuesi i Bashës ty mor zotëri. Unë jam deputet i Partisë Demokratike. Po qe se flet si përfaqësues i Bashës, si anëtar i Këshillit Kombëtar, si Këshilli Atlantik i këtij që merr para ruse, fol…Në emër të tij po flet?!
Preç Zogaj: Unë anëtar i Këshillit Kombëtar?!
Ervin Salianji: Këshilli Atlantik, se ka ca këshilla ai…Këshillin e Varshavës. Unë po them ta respektojmë njëri-tjetrin në debat. Jo të merremi se në emër të kujt flet.
Preç Zogaj: Unë po flas në emër tim, kam folur para Bashës.
-Ke gjë personale me Preçin?
Ervin Salianji: Jo, madje e kam mik.
Preç Zogaj: Unë kam fol me vite para Bashës.
Ervin Salianji: Të më thotë deputet i Rithemelimit, kjo s’është fyerje. Por ka një gjë, vendoset në një konotacion negativ.
/f.s