Katër vjet deputet, mjeku i njohur rrëfen si e bindi Rama t’i futej politikës, Ziçishti: Nuk ia vlejti

Kirurgu i njohur shqiptar Ylli Ziçishti, u ul për katër vite rresht në Kuvendin e Shqipërisë, si deputet i Partisë Socialiste.

I pyetur nga moderatorja e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, se kush e bindi t’i bashkohej skuadrës socialiste në zgjedhjet e 2013-ës, Doktor Ziçishti tha se ishte Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Ai tha se pavarësisht fjalëve që thuhen për Ruçin, asnjë nga ato nuk është e vërtetë, pasi ai ka qenë një njeri që nuk i ka bërë keq askujt.

Ziçishti theksoi se pas bisedës me Ruçin, ky i fundit e dërgoi për të takuar Ramën, i cili e bëri pjesë të listës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si arriti Edi Rama në 2013-ët tu binde që të hiqnin dorë nga profesioni dhe të futeshit në politikë?

Ziçishti: Në fund fare erdhi Gramoz Ruçi, unë isha në operacion.

Borakaj: E njihje Gramozin nga Tepelena?

Ziçishti: E njihja dhe kisha respekt. Lëre çfarë thonë, Gramozi nuk ka bërë kurrë keq për ne të persekurtuarit. E ka pamjen të rëndë por nuk është ashtu. Erdhi Gramozi dhe i thashë më bëj çfarë të duash ti.

Borakaj: Si ranë socialistët në emrin tuaj?

Ziçishti: Niko Peleshi, ai më thirri i pari. Ai kishte parë origjinën time, sepse në Devoll nuk kishin fituar asnjëherë këta. Më erdhi rëndë, nuk doja të shkoja, se ishte Ridvan Bode të thyente në mes.

Borakaj: Po si u binde?

Ziçishti: I thashë Gramozit më bëj çfarë të duash, pastaj më çoi te Edi Rama.

Borakaj: Ia vlejti ajo periudhë në politikë?

Ziçishti: Për mua jo.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com