John Oliver, prezantues i emisionit britanik, ka bërë komente mjaft dyshuese për Kate Middleton, duke thënë me shaka “ka mundësi të ketë vdekur 18 muaj më parë”.
Këto komente ai i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin e mbrëmjes, “Watch What Happens Live” të martën në mbrëmje, mes raportimeve të vazhdueshme në media për mungesën e saj në publik.
Princesha thuhet se u shfaq të hënën në krah të Princit William, por Oliver vazhdoi me shakanë e tij duke iu referuar filmt të vitit 1989 “Weekend at Bernie’s”. Ai shtoi se situata mund të jetë si në filmin e përmendur, duke sugjeruar se ata po e mbajnë Princeshën sikur të ishte gjallë për publikun.
Kate nuk pritej të shfaqej në publik deri pas Pashkëve, pasi kishte bërë një operacion abdominal dhe qëndroi dy javë në një spital privat në Londër në janar. Por ajo u fotografua të hënën duke dalë nga Kështjella e Windsorit së bashku me Princin William, sipas DailyMail.
Paraqitja e saj e papritur erdhi pasi teoritë e konspiracionit që qarkulluan në internet rreth Princeshës dhe shëndetit të saj po qarkullonin online. Kate u pa gjithashtu më 4 mars në sediljen e pasagjerit të një veture të tipit ‘Audi 4×4’, të cilën po e drejtonte nëna e saj, Carole Middleton, afër Kështjellës së Windsorit.
Spekulimet u nxitën nga fotografia që u publikua në faqen zyrtare të çiftit në X (Twitter) në Ditën e Gruas, ku Kate uroi 8 marsin me një imazh ku shhej me fëmijët, por që në fakt ishte një fotografi e bërë me ‘photoshop’ që dyshohet se nuk është publikuar nga vetë ajo.