Elektroshok në zonat intime, kërcënime për kastrim dhe përdhunime. Këto janë trajtimet e tmerrshme që përjetojnë disa nga burrat ukrainas, të cilët dhunohen sistematikisht nga pushtuesit rusë, vetëm me preteksin se nuk pranojnë t’u nënshtrohen.
CNN raporton historitë e tmerrshme të Roman Shapovalenko, një ukrainasi të kërcënuar vazhdimisht me përdhunim nga forcat ruse kur e arrestuan në rajonin Kherson.
“Ata kishin një fiksim për zonat intime. Ndonjëherë hapej dera dhe ata na thonin: Do të nxjerrim shkopinjt tanë dhe do të ju përdhunojmë të gjithëve këtu”, tregon i mbijetuari.
Dhuna seksuale e rrëfyer nga i mbijetuari është e zakonshme mes ukrainasve, përfshirë civilë dhe ushtarë, me trupat ruse që nuk respektojnë ligjet e luftës. Monitoruesit për të drejtat e njeriut kanë raportuar vazhdimisht këtë dhunë të kryer vazhdimisht në territorin e Federatës nga policia rus, praktikë të cilën duket se e kanë eksportuar dhe në tokën e pushtuar në Ukrainë.
Shumë pak veta gjejnë guximin që të flasin publikisht për këtë krim lufte, por në raportin vjetor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë denoncuar 85 raste të dhunës seksuale përgjatë vitit të kaluar, prej të cilëve 52 burra, 31 gra, një vajzë dhe një djalë.
CNN ka folur me 4 burra që I mbijetuan torturave çnjerzore në rajonet e aneksuara nga Rusia si Kherson, Donjeck, Zaporizhia, Kharkiv, por gjithashtu edhe nga Krimea. Përdhunimi dhe dhuna seksuale janë rreptësisht të ndaluara me Konventën e Gjenevës që rregullon ligjet ndërkombëtare të luftës.
/a.r