Ekspert i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, teksa tha se familjarët e një politikani kanë dalë pronarë të mëdhenj tokash në periferi të Tiranës.
Karamuçoi nuk bëri me dije emra, por tha se bëhet fjalë për mijëra metër katrorë tokë që më parë nuk dihej se ishin në ngarkim të këtyre personave.
“Janë disa hetime dhe në një prej këtyre hetimeve, ndërkohë që mund të merreshin masa konkrete, kanë vajtur 2 oficerë të BKH dhe kanë gjetur një mal me prova dhe do hapet një çështje tjetër penale sepse familjarët e një politikani na kanë dalë latifondistët më të mëdhenj të rrethinave të Tiranës me 9 kartela me mijëra metër katrorë që deri dje nuk diheshin që ishin në ngarkim të tyre. Kjo ka frenuar një hetim, prandaj amplituda e SPAK ndryshon herë pas here sepse ka një ngarkesë të tillë dhe kjo është arsyeja pse shtyhen hetimet”, u shpreh ai.
Lidhur me dëshminë e kreut të Bahkisë së Tiranës, Erion Veliaj në SPAK, Karamuço tha se ai është pyetur nga 2 hetues të BKH-së dhe jo vetëm për incineratorët, por edhe lidhur me të ashtuquajturën “grupimi 5D”.
/a.r