Karamuço: Çështja e armatimeve u zbulua kur u arrestuan 3 rusët në Gramsh

Për ekspertin e Kriminalistikës, Ervin Karamuço,  opinioni e ka marr vesh në mënyrë indirekte për sa i përket çështjeve të municioneve që mund të nxiten disa linja të prodhimit të tyre në Shqipëri, në momentin kur janë kapur tre shtetas rus në Gramsh.

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Karamuço tha se “ të tre rusët e kapur në Shqipëri, njëri ishte ekspert kimik, një tjetër ishte IT dhe tjetra ishte blogere, që bënte dhe mbulimin e veprimtarisë në teren.

Kur u kap kimisti, ai menjëherë u zbërthye nga autoritete dhe deklaroi se ne jemi të ngarkuar nga një person i cili i përket GRU-së, departament që bënë të mundur analizimin e gjithë fizibilitetin në teren të gjithë vendeve të NATO-s.

Në këtë deklarim, tha Karamuço , “është thënë dhe fakti që ata kishin vizituar dhe qendrat e vjetra të prodhimit ushtarak duke u kamufluar si bloger. Në fakt ata kanë pasur një informacion që do të rifillonte linjat e prodhimit të municionit 5.56 mm të municioneve në standard NATO.

Në atë kohë tha ai, na u duk e çuditshme sepse atje ka vetëm disa rrënoja , askush nuk e besoj se kjo do të ishte e vërtetë por mesa duket ata janë shumë më përpara në analizën që bëjnë dhe në informacionet që kanë.

“pra ata kishin ardhur për këtë qëllim dhe jo për relika ushtarake. Ndërkohë ata në materialet e tyre filmime kishin regjistruar gjithçka dhe strukturat tona kritike.  Filmime dhe fotografime të digave tona.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com