Kapet shqiptari me 80 kg kokainë në Itali, droga kapte vlerën e 8 mln euro në tregun me pakicë

Guardia di Finanza e Torinos ka sekuestruar 80 kilogramë kokaine të pastër dhe ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar si zotërues të saj.

Droga u gjet e fshehur në pjesë të posaçme të dy makinave në pronësi të shqiptarit dhe ajo ishte e ndarë në 74 pako të veçanta.

Gjithashtu policia gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit gjeti edhe rreth 35 mijë euro.

Sipas hetuesve, kokaina ishte e destinuar për shitje në rajonet e Italisë veriore, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi dhe nëse do të hidhej në tregun me pakicë mund të gjeneronte të paktën 8 milionë euro.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com