Kapet në aeroportin e Rinasit 32-vjeçari i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

32-vjeçari me iniciale V.E. i lindur në Strugë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi më 20 Dhjetor 2023 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis. Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e shtetasit V. E. dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com