Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Ponte Chiasso, i akuzuar për shitje droge.
Arrestimi u bë në “Via D’Annunzio në Como’, ku i riu u kap me 6 gramë kokainë, të ndara në 11 doza, të fshehura në një pako me çamçakëz, brenda në të brendshme.
Operacioni nisi pasi efektivët ndaluan një ‘Renault Clio’ të drejtuar nga i riu. Makina, e gjetur e marrë me qira nga një kompani shqiptare me qendër në zonën e Milanos, është vënë re duke ecur vazhdimisht në rrugët e Como gjatë javës së fundit, detaj që ngjalli dyshimet e policisë.
Kur policia ndaloi, i riu u tërhoq me shpejtësi dhe hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta në përpjekje për të hequr qafe drogën. Gjatë kontrollit, djali ka shfaqur një gjendje të qartë nervozizmi, duke dhënë deklarata kontradiktore për praninë e tij në qytet dhe destinacionin përfundimtar. Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por nga këqyrja e makinës nuk u konstatua prania e veshjeve apo e sendeve personale për të konfirmuar këtë version.
Nga kontrolli i imtësishëm i makinës dhe personit është bërë i mundur gjetja e lëndës narkotike të fshehur në të brendshme. Kontrollet e mëvonshme përmes sistemit të vëzhgimit me video të policisë lokale konfirmuan se makina kishte lëvizur nëpër rrugët e Como disa herë në ditët e mëparshme.
Aktualisht ndodhet në burgun e Komos, në dispozicion të organeve të drejtësisë.