Kapen mijëra euro në Portin e Durrësit! Shoferët e autobusit tentojnë t’ia hedhin policisë, por…

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin Denis Menelli. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi Agim Idrizi (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Denis Menelli, 32 vjeç, banues në Lushnjë, Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier, Tritan Biba, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe Frenki Fezo, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com