Sekretariati i Eikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare 6 deputetë të Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i konsideronte ata si përgjegjës për tensionet e shkaktuar në seancën e kaluar plenare më 4 Dhjetor.
Më konkretisht është përjashtuar me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare kreu i PD-së Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, si dhe deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka.
Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë, ndërsa Flamur Noka i ndihmuar nga dy deputetet Vokshi e Hoti ndezi flakadanëve, njërin prej të cilëve e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.