Gazment Bardhi ka folur në mbyllje të seancës plenare të ditës së sotme, nga e cila ishte i përjashtuar.
Ai tha se i kërkoi llogari kryeparlamentares Lindita Nikolla, pasi u pengua të futet në sallë, teksa shprehu keqardhje për kolegët opozitarë që iu bindën mazhorancës.
“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxzhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha Bardhi.
/a.r