Kuvendi ka përjashtuar nga seancat deputetët e Berishës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi.
Noka është përjashtuar 30 ditë nga seancat plenare, Nallbati 20 dhe Korreshi 5 ditë.
Vendimi u mor sot nga Sekretariati i Etikës, i cili shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS.
Kujtojmë se në seancën e së hënës, Rithemelimi protestoi sërish, ndërsa Noka tentoi që t’i bllokonte deputetit socialist Vullnet Sinaj fjalën, duke i vendosur zhurmuese te mikrofoni.
Edhe dy deputetët e tjerë janë akuzuar për bllokim të punës në Kuvend.
/a.r