Kaosi i deputetëve të Berishës në Kuvend, Braçe: E kanë dhunën në ADN, e neveritshme! S’dinë të bëjnë deputetin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në një program televiziv ka komentuar aksionin e opozitës në Kuvend.

‘Ata janë punonjës të shtetit. Nuk mundët që dhuna fizike të legjitimohet në këtë gjë. Këta e kanë në ADN dhunën. I keni parë që të flasin ndonjëherë për ndonjë ligj për atë që diskutohet. Ajo që ndodhi sot është e shëmtuar dhe e neveritshme.

Mos të kehs respekt për ushqimin ndërkohë që është një e drejtë e të gjithëve. Këta nuk dinë që të bëjnë deputetin. Me tregoni një diskutim konkret të një ligji që dinë të bëjnë këta.

Ka një mbikëqyrje të parlamentit nga një institut serioz dhe shihni renditjen e deputetëve të opozitës, gjithë këta që janë më të dhunshmit në parlament. Nuk dinë që ta bëjnë deputetin. Në këtë aspekt në do të vazhdojmë.’- tha Braçe.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se drejtësia për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, po funksionon si qëmoti.

‘Drejtësia ka dy dimensione, ka Prokurorisë Speciale dhe pastaj janë gjithë gjykata e tjera. Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Ndërkohë që ky dimension i Prokurorisë Speciale po funksionon mirë keq dhe po bën një gjë që nuk ka ndodhur në 34 vite në këtë vend. I vetmi zyrtar që është përballur më drejtësinë ka qenë Fatos Nano. Zgjodhi të përballej me seancat gjyqësore vetë.

I vetmi zyrtar është ai. Pas 31 vjetësh kemi një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që po përballet me drejtësinë, që i ikën drejtësisë, i ka shpallur organizatë kriminale. Duke përdorur fuqinë politike, e duke i bërë presion drejtësisë.

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut është pengmarrje politike e një çështjes. Njëra pjesë po funksionon dhe meriton mbështetje akoma më të madhe pjesa tjetër funksionon si qëmoti pa asnjë lloj ndryshimi.’- tha Braçe./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com