Gazetari Poli Hoxha në Dritare Tv ka zbardhur detaje lidhur me vizitën e ambasadorit britanik në SPAK, ku dhe është firmosur një memorandum për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Hoxha theksoi se takimi është fokusuar në krimin e organizuar në Britani, ku theksoi se politikanë shqiptar kanë fituar para përmes veprimtarive të paligjshme.
“Në qoftë se sot SPAK do të bëhej parti, do të ishte fitues në zgjedhje, sepse është vektor, që padukshmëria të marrë fund. Takimi me Dumanit dhe ambasadorit britanik ka zgjatur të paktën dy orë. Bëhet fjalë për hetime, investigime konkrete për krimin e organizuar në Britani, i cili mbahet në monitorim aty. Krimi shqiptar është problemi që kanë diskutuar.
Pika e dytë ka qenë në dijeninë time, lidhja mes pastrimit të parave, me politikën, pushtetin, pasi shkojnë të gjitha bashkë. Pasi ata që pastrojnë para janë të lidhur me kompani ndërtimi, me investime strategjike etj, këto i bëjnë politikanët, sidomos pushteti.
Politikanë të rëndësishëm, emra të njohur, kanë bërë para përmes veprimtarive të paligjshme. Ndër vite ka ndodhur dhe një fenomen tjetër, klasa e korruptuar kanë pastruar para në Britani, prej kohësh kanë qenë nën vëzhgim. Pasuritë e krimit britanik duhet të goditen këtu në Shqipëri, dhe pasuritë e korrupsionit që janë shumë të mëdha, pastrohen në Britani”, tha Hoxha./m.j