Kandidati shqiptar për zgjedhjet në Amerikë: “Bëjnë hile, nuk u besohet”

Të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen zgjedhjet presidenciale, dhe të dyja palët, si demokratët edhe republikanët, synojnë fitoren.

Në një nga qytetet kryesore portuale të shtetit të San-Franciskos, si Oklandi, këtë herë garon edhe shqiptaro-amerikani Nik Gjonaj.

Gjatë një interviste për “Jetë shqiptare”, z. Gjonaj tha se nuk trembet nga demokratët, por e trembin prapaskenat.

Nga ana e ideve, [Kamala Harris nuk na tremb] asnjë fije. Veç një gjëje i frikësohemi këtu: që të bëjnë hile! Atyre nuk u besohet asnjë fije. Çfarë bëjnë s’dihet, por e dinë mirë se çfarë bëjnë,” tha z. Gjonaj.

Shqiptaro-amerikani është kandidat për ekzekutivin e qarkut të Oklandit. Në këtë zonë mendohet se jetojnë 30 deri 50 mijë shqiptarë.

Kam shpresë që fitoj. Presim Partinë Republikane, që të fitojë Trampi dhe republikanët e tjerë.

Kam marrë përkrahje zyrtare nga ‘Detroit News’, nga biznesmenë. Shqiptarët janë këtu prej dekadash. Amerikanët na njohin. Shqiptarët janë njerëz të drejtë, që punojnë, janë njerëz familjarë.

Si shqiptarë ne jemi pro lirisë individuale, pro pronës private, pro armëve, pro jetës, pro biznesit,” u shpreh z. Gjonaj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com