Shtyhet hapja e kampit në Gjadër. La Repubblica ka publikuar këtë të martë (2 gusht) një artikull, ku bën me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.
Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se kjo do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit.
Po ashtu, media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që iu është bërë personave që do të menaxhojnë burgun prej 20-vendësh për emigrantët në Gjadër, duke përfshirë që nga mënyra se si do të vishen e deri te pirja e kafesë.