Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, është zotuar të mos hesht për dramat që është duke kaluar populli në Gaza. Ajo është shprehur se këtë shqetësim ia ka shprehur edhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, ndërsa i ka thënë se është koha për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi. Ajo që ka ndodhur në Gaza gjatë nëntë muajve të fundit është shkatërruese,” u tha gazetarëve Harris, kandidatja e supozuar për presidente demokrate, në komentet pas takimit të saj me Netanyahu-n në Uashington.
“Imazhet e fëmijëve të vdekur dhe të njerëzve të uritur të dëshpëruar, ndonjëherë të zhvendosur për herë të dytë, të tretë apo të katërt. Ne nuk mund ta lejojmë veten të mpihemi nga vuajtjet dhe unë nuk do të hesht”, vazhdoi ajo.
Komentet e fundit e kanë pozicionuar më qartë Harris sa i përket konfliktit që ka marrë mijëra jetë të pafajshme në muajit e fundit. Ajo përsëriti edhe komentet e Biden për “mbështetjen e hekurt” të Amerikës dhe “angazhimin e palëkundur” ndaj Izraelit, por u shpreh e bindur se është koha për armëpushim.
/a.r