Duke qëndruar me Rozën në oborr, Françeska ka rrëfyer një moment të vështirë që ka kaluar në jetën e saj.
Pas lindjes së djalit, Françeska është përballur me një moment delikat, teksa shprehet se nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo është shprehur se operacionin e kishte me shumë komplikacione dhe për këtë ka ndejtur 5 ditë në spital me ilaçe, nën kujdesin e mjekëve dhe e ka parë veten në një gjendje shumë shumë të rëndë.
“Kur kam qenë në një moment shumë të vështirë mbas lindjes së djalit, në një gjëndje shumë shumë të rëndë. Lindja nuk më shkoi shumë mirë, mbas operimit kam qenë në spital, operimin e kisha me shumë komplikacione dhe kam qenë shumë sëmurë. Kam ndejtur 5 ditë në spital me ilaçe, kam parë veten në një moment sikur isha në dhomë dëgjoja se çfarë po ndodhte rreth meje, më kishin hyrë 5 doktora dhe më bënin pyetje, flit njëri flit tjetri dhe po mundoheshin të më fusnin ilaçet…”-shprehet Françeska.