Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi është përfshirë në një aksident të rëndë pak ditë më parë, ndërsa në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e tij të mitur.
Ditën e sotme ai ka publikuar një video nga ambientet e spitalit, teksa shihet në gjendje të vështirë shëndetësore, por jashtë rrezikut dhe duke u rikuperuar.
Boçi ka falënderuar mjekët e Traumës teksa thotë se si pasojë e aksidentit ka humbur shikimin në njërin sy. Më tej ai falënderon Zotin teksa thotë se i ka ruajtur fëmijët, të cilët shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, kur mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.