Një ngjarje e rëndë trondit Greqinë fqinje. Një vajzë 28-vjeçare u vra pak metra larg stacionit të policisë mbrëmjen e së hënës, në Agioi Anargyroi. E reja u godit disa herë me thikë nga ish-partneri i saj 39-vjeçar, i cili më pas tentoi të vetëvritej, por u arrestua nga policia.
Sipas asaj që shkruan Protothema, 28-vjeçarja, e cila në vitin 2020 kishte kërkuar urdhërmbrojtje, pas denoncimit se ishte përdhunuar e dhunuar nga personi që do t’i merre jetën 4 vjet më vonë, kishte shkuar në polici mbrëmjen e djeshme. Ajo nuk kishte bërë denoncim, por i kishte thënë oficeres së policisë që ishte në detyrë se ndihej e frikësuar dhe i kishte kërkuar një makinë policie që ta çonte në shtëpi.
Por oficerja i kishte thënë se nuk kishte një patrullë në gjendje dhe i kishte sugjeruar që të merrte 100, numri i policisë për situata jo emergjente. Në këto kushte, 28-vjeçarja doli nga stacioni i policisë dhe teksa ishte në telefon me operatorin, jashtë godinës 39-vjeçari iu afrua me motor. Ajo nisi të vraponte drejt stacionit policor, ndërsa autori fatkeqësisht e arriti dhe e goditi disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.
Pas kësaj ai u vetëplagos në qafë, kohë kur ndërhyri dhe policia duke e neutralizuar.
/a.r