“Kam firmosur vetëm shkresa përcjellëse”/ Zbardhet mbrojtja e Jorgo Goros në GJKKO

Ditën e sotme u mbajt seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut socialist në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe personave të tjerë të akuzuar.

Sipas burimeve për Euronews Albania, në seancën e ditës së sotme, Jorgo Goro nuk panoi të japë sqarime. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Goro mohoi akuzat e SPAK, duke pretenduar se ka firmosur vetëm disa shkresa përcjellëse, për qartësimin e statusit të sipërfaqes së tokës në bazë të një VKM-je të vitit 2015.

Për këtë avokati Sokol Hazizaj i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie, duke patur parasysh gatishmërinë e Goros për të bashkëpunuar me SPAK sa herë ishte nevoja për të dhënë sqarime.

Ndërsa prokurori i posaçëm, Olsian Dado, pyeti në seancë ish-juristin e kadastrës Vezir Gjikokën, se si ka mundësi që kësaj praktike i është dhënë zgjidhje në harkun kohor të 5 ditëve.

Sipas prokurorit të SPAK, veprimet dhe mos-veprimet e zyrtarëve dhe institucioneve kanë sjellë si pasojë regjistrimin e 10 mijë metrave katror tokë, që më pas kaloi për investime strategjike.

Për kryebashkiaun e Himarës, Jorgo Goro, mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja Rudina Palloi ndryshoi masën e “Arrestit në shtëpi” për ish-drejtorin e ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj në “Detyrim paraqitje”.

Për ish-juristin e Kadastrës Vlorë Vezir Gjikokaj u la në fuqi “Arresti në shtëpi”.

Në kërkin me masën “Arrest me burg” vijon të jetë Stavri Mehilli, ndërsa në kërkim me masë “Arrest shtëpie” vijon të jetë edhe ish-drejtori i Mbrojtes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Basho.

Arrestimi i Goros vjen pasi kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Kryebashkiaku i Himarës akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë,

Nderkohë që më herët SPAK ka sekuetruar siperfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com