Kalifornia tejkalon Japoninë, renditet në vendin e katërt me ekonominë më të madhe në botë

Kalifornia është bërë shteti i katërt me ekonominë më të madhe në botë duke lënë mbrapa Japoninë.

Sipas të dhënave të reja të publikuar nga FMN dhe Byroja e Anilazave Ekonomike të SHBA, Produkti i Brendshën Bruto (PBB) arriti në 4.10 trilionë Dollarë (3.08 trilionë Paundë) duke tejkalur Japoninë, e cila arriti në 4.01 trilionë Dollarë në vitin 2024.

“Kalifornia nuk po mban vetëm ritmin me botën, ne po vendosim ritmin”, është shprehur guvernatori Gavin Newsom.


Të dhënat e reja tregojnë PBB-në e SHBA-së në 29.18 trilion Dollarë, Kina me 18.74 trilion Dollarë dhe Gjermania me 4.65 trilion Dollarë. Po kështu Kalifornia ishte shteti me rritjen më të shpejtë në mesin e atyre vendeve.

Ekonomia e Japonisë është nën presion për shkak të rënies dhe plakjes së popullsisë së saj, që do të thotë se fuqia punëtore e saj po tkurret dhe kostot e kujdesit social po rriten.

Këtë javë, FMN uli parashikimin e rritjes ekonomike për Japoninë dhe parashikoi që Banka Qendrore do të rriste normat e interesit më ngadalë se sa pritej më parë për shkak të ndikimit të tarifave më të larta.

Këto të dhëna vijnë pas shpalljes së tarifave të Presidentit Donald Trump, ku guvernatori është shprehur kundër dhe ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e ekonomisë së vendit, pasi Kalifornia ka pjesën më të madhe të prodhimit dhe atij bujqësor në SHBA.

Është gjithashtu shtëpia e inovacionit kryesor teknologjik, qendra e industrisë së argëtimit në botë dhe dy porte më të mëdha detare të vendit.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com