“Ka sulmuar ish-bashkëshortet dhe fëmijët”, miqtë tregojnë anën e panjohur të aktorit Robert De Niro: Është

Jo shumë kohë pas humbjes së tij në gjykatë për rastin e abuzimit me ish-asistenten e tij, Robert De Niro është bërë më nervoz se më parë. Miqtë e ngushtë të 80-vjeçarit e përshkruajnë atë, si një “burrë të papërshkrueshëm mizor”.

“Ai ka pasur gjithmonë një temperament të tmerrshëm,” tha një mik i ngushtë për National Enquirer, duke shtuar: “E vetmja gjë e habitshme është se ka qenë një sekret për kaq shumë kohë! Ai është mizor i papërshkrueshëm ndaj stafit të tij dhe të gjithë të tjerëve rreth tij. Ai është një personalitet i ashpër.”

Vetë miku i De Niros citohet të ketë thënë se zbulimi për sjelljen e tij të gabuar të herëpashershme, “mund ta ketë dëmtuar imazhin e De Niros pa riparim – dhe miqtë e tij po e nxisin atë të ndryshojë mënyrën se si i trajton njerëzit e tjerë”.

Një tjetër burim konfirmoi pretendimet e mësipërme dhe pohoi se De Niro ishte gjithmonë i egër dhe abuziv. “Unë e kam parë atë të sulmojë ish-bashkëshortet e tij, fëmijët e tij, kamerierët dhe këdo tjetër që e vë në provë durimin e tij”, tha ajo.

Humbja në gjykatë

Gjykata e Manhattanit i dha fund mosmarrëveshjes mes Robert De Niro-s dhe ish-asistentes së tij, pak kohë më parë, me humbjen e yllit të Hollivudit nga Graham Chase Robinson.

Pavarësisht dëshmisë së 80-vjeçarit se ai nuk e ngacmoi Robinson, i cili e përshkroi atë si “bosi nga ferri”, De Niro nuk i bindi juristët.

Me këtë vendim mbyllet mosmarrëveshja ligjore në të cilën aktori akuzohej si një shef abuziv që i nënshtronte vartësit të tij me sjellje seksiste.

Robinson është një nga rastet e rralla që ka arritur të “zbulojë” një njeri kaq të fuqishëm të spektaklit në procese gjyqësore dhe jo vetëm. Që nga përfundimi i gjyqit, ajo ka të drejtën e kompensimit nga aktori që do ta bëjë atë 1.2 milionë dollarë më të pasur.

Në gjykatë, kur avokati i Graham Chase Robinson, Andrew McCurdy, e pyeti aktorin nëse i bërtiti kur ajo nuk e zgjoi në kohë për një takim të rëndësishëm, ai tha se “e ka sharë”, ndërsa gjithashtu pranoi se ndoshta kishte telefonuar “i nervozuar”. Megjithatë, ai mohoi që në të vërtetë i bërtiti Robinsonit./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com