Xhoana Kurti u bë e njohur pasi mori pjesë në spektaklin “Love Island”, ndërsa nuk vonoi shumë dhe në media u publikuan detaje nga jeta e saj private.
Xhoana ishte partnerja e Ergys Dashit, i njohur si një nga bosët e drogës me veprimtari në Ekuador, aty ku dhe u vra në vitin 2022.
E ftuar në “Glamour”, Xhoana ka rrëfyer për herë të parë detaje nga lidhja me Dashin, teksa tregoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë disa orë pas ngjarjes, përmes një fotoje që i kishin nisur, ku shihej i riu i shtrirë përtokë.
Ndërkohë ajo thotë se me Dashin ka qenë e lidhur për rreth dy vite, raport nga i cili ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.
Xhoana rrëfen se ka jetuar me Dashin në Ekuador, por se nuk e ka ditur që ai merrej me drogë. Sipas saj ai i kishte thënë se ka një kompani bananesh, aktivitet nga i cili fitonte dhe të ardhurat.
“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Isha shtatzënë
më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë… Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tregon ajo. .