“Ka punuar që 14 vjeç”, babai i Naimit komenton lajmet se i biri kishte lidhje me një burrë: Djali më inteligje

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të riut të arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ka qenë i vetmi zë që është deklaruar për të.

Ai ka qenë i pari që ka folur për mediat në Shqipëri dhe ka treguar variantin e parë të ngjarjes, se Liridona ka bërë rezistencë dhe se kishte 3 mijë euro me vete, në momentin që “ra preh e grabitjes”. Por pas arrestimit të të birit, ai ka reaguar sërish, jo duke e mbrojtur, por duke thënë se është më Liridonën dje familjen e saj, madje duke shkuar më tej e deklaruar se nëse “do ta dinte se i biri e ka organizuar vrasjen, tashmë ai nuk do të ishte gjallë”.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se nuk do ta braktisë, se pavarësisht të gjithave mbetet fëmija i vet. Ditën e sotme, Shaban Murseli ka folur në emisionin “Me zemër të hapur”, duke komentuar disa prej thënieve apo lajmeve që qarkullojnë gjerësisht në rrjet.

Lidhur me njohjen me Behgjet Pacollin, në kohën që ky i fundit ishte Ministër i Jashtëm i Kosovës, ai ka thënë se kjo ndodhur falë aftësive të Naimit.

“Ai ka qenë në takime të rëndësishme. Ka qenë këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme. Këtë mund ta vërtetoni nga faqja e ministrisë, se them unë! Këshilltarët e ministrisë së Punës së Jashtme nuk paguhen nga buxheti i qeverisë së Kosovës. Por na fondet. Nuk e di se ka diçka falas. Asnjë këshilltar nuk paguhet nga fondi i Kosovës”, tha ai duke shtuar më tej se Pacolli u bë kumbar i fëmijëve të çiftit “falë aftësive të Naimit. Ai ishte djalë shumë inteligjent, për IT. Djali më inteligjent që ekziston. Ka mbaruar disa shkolla.”

Po ashtu, ai hodhi poshtë akuzat se i biri ka pastruar paratë e tjetërkujt, duke thënë se Naimi kishte disa biznese për shkak se “ka punuar që në moshën 14 -vjeçare”.
“Në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës”, ka thënë ai më tej.

Lajmeve se i biri ka luajtur kumar dhe se ka pasur lidhje me një burrë, Shaban Mursliu iu është përgjigjur: “Ato kurrë, s’ka luajtur he s’di të luajë. Nuk është e vërtetë. Madje i ka urryer. Kam dëgjuar se ka pasur lidhej dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com