Gazetari Artur Korriku dha detaje të reja nga ngjarja në Durrës ku një shtetase nga Venezuela u hodh mbi tendën e një lokali nga kati i dytë. Vajza ka shkëmbyer grushta me djalin nga Shijaku teksa dyshohet mbi aktivitetin e saj në Durrës.
“Ka dashur më shumë të zbresi është distancë e afërt dhe tenda nuk është çarë e thjesht, por është material i fortë. Ka tentuar të zbres duke menduar se nga tenda në tokë do jetë e thjeshtë. Më pas ka kërkuar ndihmë dhe më pas ka ardhur zjarrfikësja që e kanë zbritur dhe më pas autoambulanca ka shoqëruar më tepër për protokoll. Ka pasur shkëmbime grushtash me djalin nga Shijaku.
Ka marrë dhe ai pjesën e vet nga ana e saj. Më pas edhe djali është shoqëruar në spital. Do merren në pyetje. Djalit i vjen zor. Dhe nuk ka reaguar për pyetjet nga policia. Por do japi përgjigje. Pyetja është çfarë duan këto vajza në Durrës. Këto janë enigmatike. Edhe për policinë është e paqartë marrëdhënia e djalit me vajzën. Duket se në mes është një sasi lekësh. Dyshime ka por nuk jepen paraprakisht.
Në Durrës ka shumë vajza të huaja që vijnë e punojnë në sistemin hotelier. Rrijnë një farë kohe dhe largohen. Të shohim çfarë do të thotë policia. Nguruan ta pranonin tek unë nëse vajzat merreshin me prostitucion por të dhënat këtu lidhen.”, raportoi gazetari./m.j