Në Prime-in e sotëm u diskutua rreth debatit të Meritonit me Romeon dhe krisjes së miqësisë së tyre, pas deklaratave të Meritonit në dhomën e rrëfimit. Romeo shprehet se e ka mbrojtur Meritonin gjatë gjithë kohës, ndërsa ky i fundit i komenton ndryshe situatat.
Romeo: Ka pasur disa situata Meritoni në shtëpi. Por atij duhet t’ja kujtosh sepse harron shumë shpejt. ka qenë situata e dasmës edhe mendoj që çdo shok duhet ta bëjë këtë. Meritoni merr pjesën më të madhe të votave për dasmën dhe nuk thërret Sarën dhe Vesën. Unë i lutem për ta thirrur Sarën dhe Vesën në dasmë se nuk do vinte as Bardhi. Pasi ky i kërkoi falje Sarës dhe ajo nuk e besoi, unë vajta i shkova Sarës për ta bindur. Te situata e hallvës i kam qëndruar unë pranë.
Meriton: Te pjesa e dasmës e argumentoj ndryshe. Ka qenë Romeo i cili ka lënë ceremoninë dhe i ka thënë Bardhit nëpër cepa na e mori fytyrën. Te pjesa e hallvës ka qenë ky që e ka parë Erjolën duke e bërë hallvën dhe kur e parë nuk ka ardhur të më thotë, por ka ardhur pas 3 ditëve.