Justin Bieber po e trazon edhe një herë rrjetin, por këtë radhë me një sërë postimesh emocionale në Instagram që i kanë shqetësuar fansat. 30-vjeçari u shfaq në mediat sociale duke bombarduar ndjekësit e tij me një sërë fotografish, duke filluar nga pamja e tij e Coachella deri tek disa selfie duke qarë.
Duke mos shkruar asgjë, fytyra e përlotur e Justinit ngriti shqetësim tek fansat. Pamja nga afër e një loti që i binte në faqe bëri që fansat të vërshonin seksionin e komenteve të tij me mesazhe shqetësimi dhe mbështetjeje, duke pyetur nëse thashethemet për një ndarje me gruan Hailey Bieber mund të ishin të vërteta.
“Pse po qan, Justin, ne jemi këtu për ty vëlla; je mirë vëlla?” shkruanin njerëzit në komente.
Spekulimet nuk u ndalën me kaq, pasi disa fansa lidhën mërzitjen e Justin me thashethemet e vazhdueshme për ndarje me Hailey-n, me të cilën u martua në vitin 2018.
Pavarësisht zhurmës së vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre, çifti është përballur me thashethemet e ndarjes më parë.
Mirëpo, këtë herë, Hailey u përpoq të qetësonte fansat, duke e marrë situatën me humor. Ajo komentoi në postimin e bashkëshortit të saj një emoji që qan.
Se çfarë po ndodh mes tyre, mbetet mister…