Opozita protestoi për 3 orë sot (26 nëntor) në Tiranë, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në kryeqytet, por për juristin Romeo Kara, qëllimi i tyre është “të marrin peng popullsinë”.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Kara tha se nuk mund t’i qajnë hallin shqiptarëve persona që protestojnë me makina të shtrenjta, teksa theksoi se opozita kërkon t’i shmanget drejtësisë.
“Protestë për hallet e shqiptarëve këta super milionerët. Këta duan të marrin peng popullsinë e Tiranës, të na nxijnë jetën ne të tjerëve. Këta duan të marrin peng një qytet të tërë dhe të na destabilizojnë që ta zhdukin entitetin shtet që të mos ketë drejtësi për këta. Një person që mbjell këtë dhunë, kur rrahu të vetët te selia nuk e ka problem për qytetarët.
Ky kot i bie Ramës, e ka me drejtësinë dhe thotë hajde ta djegim Shqipërinë dhe vetëm unë të shpëtoj. Por do të jetë zjarrvënia e fundit që i bën Shqipërisë dhe aty do të digjet vetë. Këta me Rage Rover do qajnë hallet e shqiptarëve?! Këta janë opozitë ish-pozitë. Të zhytur nga mëngjesi në darkë, janë pasuruar ndërkohë që shqiptarët janë varfëruar. Shqiptarët nuk mund të impresionohen nga halli i kullave të Berishës, Metës apo Ramës, kushdo të jetë. Qytetarët duan ndryshim”, tha ai.
/a.r