“Juli me zë mitingu, Romeo- bariton…“ Albi Nako komenton lojën e banorëve të rinj kundrejt çifteve


I ftuar në një emision televiziv ishte ish banori i Big Brother Vip 3 Albi Nako për të folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme në vend.

Ai  foli për eksperiencën e tij në BBV duke thënë:

“Unë kam kuptuar, që në momentin që unë doja të ngrija një bisedë, të krijoja një urë komunikimi me dikë, qoftë tendencioze për lojë dhe qoftë jo për lojë, ata kishin një taktikë që e ndalnin këtë bisedë duke krijuar një mbivendosje zërash duet. Të parët ishin Juli me Gazin, dy personazhe që në atë kohë dukeshin miq dhe unë i shihja treshe ata në fakt: Juli, Gazi dhe Romeo, të tre bashkë të kudo ndodhur në fillim, dhe krijonin këto mbivendosjet e zërave. Juli ka zë të fortë dhe unë i them zë mitingu, zë sheshi. Ajo është natyra e Julit, siç është edhe natyra e Romeos me zë të fortë, bariton. Gazi është bass-bariton. (qesh)”

Si të duket loja e banorëve të rinj?

“Me aq sa kam ndjekur, këta do tentojnë të trazojnë ujërat duke i lejuar kasti i banorëve të vjetër për ti trazuar këto ujëra por nuk mendoj se do ti vendosin në rrezik çiftet aktuale dhe grupet në shtëpi. Mendoj që banorët e rinj nuk janë për ti vendosur në rrezik çiftet. Çiftet e kanë të qartë grafikun e tyre në kokë. Një çift që funskionon në mënyrë lineare brenda asaj shtëpie nuk përbën kuriozitet për pubikun. Besoj isha qartë për këtë të fundit”.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com